Seedorf rikthehet në Europë, zgjidhet trajneri i ri i Deportivo La Coruna
Clarence Seedorf rikthehet në Europë për të drejtuar sërish një ekip pas eksperiencës me Milanin në vitin 2014. 41-vjeçari u emërua trajneri i ri i Deportivo la Coruna në Primera Division dhe vjen si pasues i Cristobal me misionin për të shpëtuar ekipin nga rënia një kategori më poshtë. Seedorf u prezantua nga presidenti Tino Fernandez i cili konfirmoi se trajneri ka një akord deri në fund të sezonit aktual me klubin por tha se beson në aftësitë e tij për të ringritur skuadrën. Seedorf u shpreh për entuzuast për aventurën e re dhe ftoi tifozët t’i qëndrojnë afër ekipit për ti mbështetur në luftën për mbijetesë.



