Seferi: Jam i fokusuar te Tirana, s’di çfarë oferte ka ardhur për mua
Taulant Seferi vazhdon të japë kontributin të padiskutueshëm në fitoret e Tiranës, siç ndodhi edhe në fitoren e thellë ndaj Laçit, ku shënoi një nga katër golat e e bardhebluve. Në intervistën në “Gol pas Goli”, sulmuesi bardheblu deklaroi:
“Duhej ta fitonim këtë ndeshje, bëmë një paraqitje super dhe jemi shumë të lumtur. I shfrytëzuam gabimet e kundërshtarit, ushtruam presion që në fillim dhe nuk i lejuam të bënin manovra me topin.
Gola më bollëk: “Jemi shumë të lumtur kur shënojmë shumë gola, për ne dhe ju që shihni futboll. Duhet të jemi të përqendruar në çdo ndeshje dhe të punojmë fort deri në fund.”
E ardhmja: Nuk e di çfarë ofertë ka ardhur për mua. Nuk më intereson, jam i fokusuar këtu. Kam ardhur për të ndihmuar Tiranën dhe Tirana të më ndihmojë. Kujt dysheje i ngjajmë unë e Xhixha? Dyshes Ronaldinho-Eto!



