Seferi-Xhixha: Kuptohemi shumë mirë, duam të jemi kampionë
Ishte e vështirë në përfundim të ndeshjes Tirana-Kukësi 4-0 të ndaje se cili ishte futbollisti i ndeshjes. Të dy falën në “Gol pas Goli”, duke treguar së përbëjnë një dyshe të frikshme në Superiore.
Seferi: “Lojtari i ndeshjes është Xhixha, u kry. Është grupi, jemi shumë grup i mirë, do ta ndihmojmë edhe Devidin të ecë përpara. Sot na eci shumë mirë si dy sulmues, e kemi treguar edhe kur kemi qenë “winger” (sulmues krahu). Kemi bërë ndeshje të mira në të dy rastet, nuk e kemi problem modulin. Të qëndrojmë me këmbë në tokë, duhet të marrim seriozisht çdo ndeshje dhe të punojmë shumë fort. Kampionati është i gjatë.
Xhixha: “Ndihem mirë, të bësh një stadium për vete është një emocion i jashtëzakonshëm, jam shumë i gëzuar. Ndihem shumë mirë me Seferin, ky e ka treguar se është lojtar jashtëzakonisht i mirë, ka luajtur në kombëtare, nuk të thërret kush kot, kemi shumë kimi, të dalim në fund kampionë dhe Seferi golashënues.
E kisha një top t’ia jepja Seferit. Duhet t’ia jepja, gabova, u nxitova. I kërkova falje, por ky shënoi në fund dhe jemi shumë të gëzuar për fitoren. Një gol me Egnatian jam kam hequr Seferit, mund të ishte 11 gola sot. Ia uroj me gjithë shpirt Seferit, jam i bindur që do ta fitojë “Këpucën e Artë”.



