Sefgjinaj: Me grintë dhe entuziazëm e kalojmë Anorthosis
Humbja 2-1 në ndeshjen e parë në Qipro lë gjithçka të hapur te Laçi. Kurbinasit do të synojnë surprizën përballë Anorthosis, me mbrojtësin Sefgjinaj që e ka të qartë çfarë duhet bërë. E rëndësishme është që kundërshtarët të mos mbivlerësohen.
Taulant Sefgjinaj
“Shanset i kemi, por duhet të kemi kujdes si në ndeshjen e parë. Duhet të shënojmë patjetër”.
Nëse në krahun e qipriootëve anon kualiteti dhe eksperienca, Laçi do të mbështetet te entuziazmi i talentëve të rinj të skuadrës. Por, ajo që duhet bërë në sfidën e kësaj të enjteje është përmirësimi i shënjestrës.
Taulant Sefgjinaj
“Me grintën që kemi dhe me të rinjtë, do të japim maksimumin.Duhet të kemi më tepër saktësi përpara portës. Rastet i krijojmë, ashtu si në ndeshjen e parë me 5-6 të tilla, por duhet të jemi më të qartë. Jemi në formë, e kemi marrë veten. Do të japim maksimumin dhe shpresojmë që të fitojmë”.
Skuadra e trajnerit Prenga është në formën më të mirë dhe duket gati për finalen e parë të këtij sezoni, që shpresohet të kalohet me mbështetjen e tifozëve.
Taulant Sefgjinaj
“Tashmë jemi në formë, e kemi marrë veten”.



