Futboll

Sekreti i transformimit të pabesueshëm fizik të “Faraonit” Salah

Mohamed Salah nuk është më ai zbarkoi në Evropë në vitin 2012 nga Egjipti, teka tërhoqi vëmendjen e Baselit në Zvicër. Ose më mirë të them pak ka mbetur nga ai djalosh, atëherë vetëm 18 vjeç. Sigurisht që për t’u shndërruar në “yllin” që është sot nuk e ka pasur fushë me lule.

Nga Bazeli, ai kaloi te Chelsea dhe më vonë te Fiorentina, por vetëm kur mbërriti në Romë, në vitin 2015, bota e kuptoi se talenti i tij ishte unik.
Pas dy sezonesh në klubin italian e “rrëmbeu” Liverpooli në Premier League, ku ai ka arritur suksese të rëndësishme personale dhe me klubin e tij. Por, përtej aftësisë së tij të lindur për të luajtur futboll, ai ka arritur të shkëlqejë falë edhe një kontrolli shterues të gjithçkaje që ndikon në performancën e tij sportive.

Kohët e fundit, futbollisti egjiptian ndan rregullisht imazhet e një fiziku të lakmueshëm, por sekreti i tij ka të bëjë shumë edhe me dietën dhe etikën e punës.

“Ushqimi është shumë i rëndësishëm, është pjesë e lojës. Më ka ndihmuar në rikuperimin tim, më ka lejuar të fle më mirë dhe të përshtatet shpejt. Nutricionistja ime thotë se, meqenëse nuk kam yndyrë në trup, mund të ha çfarë më pëlqen”, tha egjiptiani për CNN, ku tregon disa nga ushqimet e tij thelbësore.

Produktet e qumështit, bishtajoret, të gjitha llojet e perimeve dhe frutave apo mishi i pulës, janë pjesë e bazës së dietës së tij. Pjata e tij të preferuar është një specialitet i quajtur “kushari”, i përbërë nga orizi, makaronat dhe thjerrëzat, dhe sipër domate, qiqra dhe qepë.
Por përtej dietës, Salah është i obsesionuar me ushtrimet fizike. Ai bën seanca shtesë për të rritur masën trupore, joga, not etj.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që, që kur mbërriti në Europë, gjendja e tij fizike është përmirësuar gradualisht, megjithëse transformimi i tij ka qenë më i dukshëm gjatë tri-katër viteve të fundit. Dieta dhe ushtrimet fizike po japin rezultat dhe Salah është sot një lojtar shumë më vendimtar dhe i fuqishëm me të njëjtin klas si gjithmonë. Ai ka gjetur formulën fituese.

Saalah në vitin 2018 me Egjiptin

Salah sot

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency