Europa League

Selmani: Meritonim më shumë, kam ndrydhur gishtat…

Gentian Selmani tregoi edhe një herë se mbetet një nga pikat më të forta të Laçit. Goli i pësuar afër fundit të takimit nuk ishte për faj të tij, pasi goditja e kundërshtarit ishte e befasishme dhe shkoi atje ku nuk mund ta arrinte “gardiani” kurbinas. Pas takimit Selmani tregoi për dëmtimin që pësoi, duke shprehur keqardhjen që Laçi nuk arriti të fitonte.

Dëmtimi: Pata një përplasje me kundërshtarin, ishte një përplasje e vogël dhe ndiej dhimbje tek gishtat. Do të shikoj sesi do të shkojë dëmtimi, por mendoj se mund te kem ndrydhur gishtat.

Barazim që djeg: Nuk e meritonim të pësonim, sepse luajtëm mirë, por kështu është futbolli. Gjithsesi, ne zhvilluam një ndeshje të mirë dhe ishim të kujdesshëm.

Goli i Levit: Më kapi në befasi dhe nuk e prisja, u befasova. Nuk e prisja atë goditje, sepse erdhi si e papritur. E dinim që do ishte e vështire, sepse ata kane një ekip te mirë, por mendoj se meritonim më shumë nga ky takim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency