Futboll

Sëmundja e rëndë e Passarellas? Familja shpjegon me detaje gjendjen e ish-kampionit të botës

Pas lajmeve që qarkulluan një ditë më parë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-futbollistit të kombëtares argjentinase, Interit dhe Fiorentinës në Itali, Daniel Passarella, orët e fundit, në Buenos Aires, familja ka publikuar një deklaratë në të cilën mohon kategorikisht hipotezën se “El Caudillo” vuan nga Parkinsoni, Alzheimeri ose ALS.

Në letrën e shpërndarë në media nga avokati Marcelo Vazquez Aguiar, bashkëshortja dhe djali i ish-futbollistit 69-vjeçar pranojnë se ai nuk është plotësisht mire, sepse “në fakt vuan nga një gjendje trishtimi me shenja depresioni” si rrjedhojë e izolimit prej pandemisë së Covid-19. “Të qenët larg miqve dhe aktiviteti i tij i zakonshëm së bashku me një problem shurdhimi që e shtyu shumë më tepër në izolimin e tij, herë pas here i kanë dëmtuar humorin. Passarella, përfundon letra, “ka mbështetjen e pakushtëzuar të familjes së tij me qëllim shërimin e shpejtë të tij. Kjo është arsyeja pse kërkojmë nga shtypi që të mos dëmtojë më tej Danielin dhe familjen tonë me lajme të paverifikuara.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency