Premier League

Senesi zgjedh Premier Leaguen, të hënën vizitat dhe firma me klubin e ri

Marcos Senesi transferohet në Premier League. Mbrojtësi argjentinas, i cili spikati me Feyenoordin në sezonin që lamë pas, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por ka zgjedhur Bournemouthin për të vijuar karrierën.

Mediat angleze raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën e 15 milionë eurove dhe Senesi pritet të zbarkojë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë ditën e hënë.

Mbrojtësi tërhoqi vëmendjen e klubeve si Roma, Inter, Marseillë, Lyon, etj., por duket se ka qenë pikërisht Bournemouth ajo që ka arritur të plotësojë kërkesat ekonomike të Feyenoordit dhe vetë futbollistit argjentinas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency