Gossip

Serena Williams si “flutur” në “Met Gala 2019”

Në “Met Gala 2019” në New York ishte e pranishme edhe “Mbretëresha” e tenisit, Serena Williams, që bëri “sfilatën” e saj, si të gjithë të gjithë “yjet” e tjerë në tapetin e kuq të Metropolitan Museum, e veshur me një fustan të verdhë, që binte shumë në sy.

Tenistja e famshme amerikane kishte bërë të pamundurën për të spikatur në këtë event, aq sa ngjante si një flutur me ngjyra të ndezura.

Kur e ngriti pak fustanin, i befasoi të gjithë, pasi kishte veshur këpucë tenisi me ngjyrën e fustanit. Ajo ishte e shoqëruar nga partneri i saj Alex.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency