Sergi Roberto rinovon kontratën me Barcelonën deri në Vitin 2022
Sergi Roberto dhe Barcelona së bashku deri në vitin 2022. Klubi katalan ka njoftuar zgjatjen e kontratës me një klauzolë largimi 500 milionë euro. Në bëhet e ditur shuma që do të përfitojë futbollisti si pagë vjetore por një gjë është e qartë: më lëvizjet e fundit drejtuesit e Barcelonës kanë siguruar të ardhmen, pasi kohët e fundit nuk mungonin ofertat për lojtarët që nuk kishin edhe shumë vite në kontratë. Për Sergi Roberton kohët e fundit ishte shtuar interesimi nga klubet e Premier League-s.



