Ligue 1

Sergio Ramos: I lumtur për debutimin, dua të lë shenjë te PSG!

Debutim ëndrrash për Sergio Ramos me fanellën e PSG. Pas një kohe të gjatë mbrojtësi spanjoll u rikthye në fushë që nga minuta duke debutuar me skuadrën e Pochettinos dhe duke luajtur për 90 minuta në transfertën ndaj St Ettiene ndeshje të cilën kryeqytetasit e fituan me shifrat 1-3. Ramos foli pas ndeshjes duke komentuar me doza të larta optimizmi debutimin e tij.

“Është një ndjenjë e veçantë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Është një ditë shumë e veçantë për mua pasi kalova shumë kohë pa luajtur. Është e rëndësishme që kam ndihmuar ekipin, të jem këtu me grupin dhe të kem luajtur 90 minuta, është diçka e madhe në këto momente”, tha fillimisht Sergio Ramos.

“Bëmë paraqitje të mirë, fituam 3 pikët dhe po largohemi me fitore. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ndihem mirë në fushë me shokët e skuadrës. Gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje të parë, me kalimin e kohës do të njihemi edhe më mirë dhe kjo do të na japë akoma më shumë forcë në fushë”, deklaroi në fund të fjalës së tij Sergio Ramos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency