Serie A

Seria A, derbin e Veronës e fiton Chievo  

Derbi i Veronës gëzon tifozët e Chievos. Skuadra e trajnerit Maran fitoi 3-2 ndaj Hellas Veronas në “Bentegodi”, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për renditjen e Serisë A. Edhe pse u gjend në dizavantazh të një goli që në minutën e 6-të, pas finalizimit të Verdes, Chievo gjeti forca për të përmbysur rezultatin me dy gola të Ingleses brenda 7 minutave lojë. Në fund të pjesës së parë ndëshkimi i Zuculinit me kartonin e dytë të verdhë u duk sikur e mbylli përfundimisht ndeshjen, por Verona, edhe pse në inferioritet numerik, gjeti forca për të reaguar, duke shënuar golin e barazimit 2-2 me Pazzinin në minutën e 55-të. Në momentet më të rëndësishme të sfidës, doli në skenë një veteran si Pellisier, që shënoi golin e fitores për Chievon.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency