Futboll

Seria A do të nisë me sistemin VAR

VAR i vjen në ndihmë kampionatit italian. Më datë 19 Gusht do të celë siparin Seria A, ku padiskutim emocionet dhe spektakli nuk do të mungojë. Ndryshe nga sezonet e kaluara, sezoni i ri i futbollit italian, vjen më një risi. Video Asistent Reffere, do të shoqërojë përgjatë gjithë kampionatit skuadrat në përballjet midis tyre. Por si do të funksionojë VAR? Arbitri kryesorë i takimit do të jetë i asistuar nga dy ndihmës të tjerë, të cilët do të qëndrojnë përballë ekranit për të analizuar momentet e dyshimta dhe së bashku me gjyqtarin do të marrin një vendim. Analizimin e situatave asistentët mund ta ndërrmarin dhe me vullnetin e tyre, pa pasur nevojën e  një kërkese nga ana e kryesorit dhe më pas ta njoftojë atë. Ky i fundit në momentet kur ka dilema brënda vetes, për akordimin e një goditje dënimi, kartoni të verdhë të kuq apo dhënien e 11 metërshi, mund të afrohet pranë ekranit dhe të analizojë situatën dhe më pas të ndërmarrë një veprim. Përdorimi i teknologjisë në futboll është ende në hapat e para dhe askush nuk mund ta përcaktojë se sa efikas do të jetë. Gjithsesi në një kampionat si Seria A, ku polemikat në lidhje me vendimet e gjyqatarëve nuk mungojnë thuajse në pjesën më të madhe të takimeve dhe ndoshta VAR do të sjell një lloj reduktimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency