Serie A

Seria A, Fiorentina shmang krizën, mposht 2-1 Udinezen

Fiorentina largon hijet e krizës me fitoren 2-1 në “Artemio Franchi” ndaj Udinezes. Takimin, që nisi që në orën 12:30, e vendosi Cyril Thereau, i cili realizoi nga një gol në cdo pjesë. Sulmuesi francez, në pozicion të rregullt, nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e 28-të, me pjesën e parë që u mbyll 1-0.

Intuitiv në ndjekjen e aksionit, 34-vjecari realizoi të dytin personal, duke përfituar nga një top i pakontrolluar nga portieri mik në të 58-ën, ndërsa finalizimi i Samir në të 72-ën, që shkurtoi diferencën, thjesht mbajti në ankth skuadrën “vjollcë”, që gjithsesi arriti të merrte tri pikët në këtë ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency