Serish Rony Lopes-Jovetic, Monaco blindon vendin e 2-të
Fitore me përmbysje për Monacon që fluturon me dyshen Rony Lopes-Jovetic. Skuadra e Leonardo Jardim mposhti 2-1 Lille me golat e talentit portugez dhe sulmuesit malaezez duke blinduar vendin e dytë në Ligue 1 që të siguron një vend në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Ashtu si në fitoret ndaj Bordeaux dhe Strasbourg, edhe këtë herë vendosi dyshja Rony Lopes-Jovetic. Mothiba në të 16-ën u dha avantazhin miqëve nga Lille por vendasit reaguan dhe në minutën e 44-t barazuan rezultatin me Rony Lopes. Në minutën e 61-të Jovetic shfrytëzoi asistin e Joao Moutinhos dhe një parabol të bukur kaloi në epërsi Monacon që e ruajti avantazhin deri në fund duke marrë një fitore me shumë vlera dhe duke u ngjitur në kuotën e 66 pikëve, 7 më shumë se Marseille e vendit të tretë.



