Futboll

Sërish titullar, Asllani asist për D’Ambrosion kundër Luganos (video)

Skuadra e Interit zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën zvicerane të Luganos (4-1), në të cilën Simone Inzaghi ka preferuar të aktivizojë nga minuta e parë sërish mesfushorin shqiptar, Krisjtan Asllani. Pikërisht nga këmbët e futbollisti kuqezi lindi goli i parë i shënuar nga D’Ambrosio që në minutën e 3-të. Mbrojtësi zikaltër shfrytëzoi një krosim perfekt nga këndi të Asllanit, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë.

Pa u mbushur 17 minuta lojë, Lautaro Martinez realizoi të dytin për Interin, që kuptohet falë diferencave në cilësi po dominoi në lojë dhe rezultat. Gjatë pjesës së dytë shënuan Correa e sërish Martinez, ndërsa golin e vetëm të Luganos e realizoi Casciato. Asllani qëndroi në fushë deri në minutën e 88-të (u zëvendësua nga Sangalli).

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency