La Liga

Sevilla arrin marrëveshjen me Galatasaray-n, gati transferimi i mbrojtësit brazilian

Sevilla lëviz me shpejtësi në merkato dhe gjen zëvendësuesin e Diego Carlos. Vetëm pak ditë pasi shiti mbrojtësin brazilian te Aston Villa, klubi andaluzian ka arritur marrëveshjen për afrimin e një tjetër futbollisti nga vendi i sambës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 26-vjeçar Marcao, që është pjesë e turqve të Galatasarayt dhe që pritet të zbarkojë në Andaluzi për të kryer vizitat mjekësore, para se të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Sevillas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll, që raporton se është arritur marrëveshja me Galatasarayn dhe futbollistin, që pasi të kalojë vizitat mjekësore, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency