Sevilla bën goditjen e parë në merkato, afron talentin brazilian
Sevilla bën zyrtare goditjen e parë për merkaton e dimrit. Klubi spanjoll njoftoi arritjen e akordit me Corinthiasin për talentin 20-vjeçar Guilherme Arana, i cili do të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes.
Për blerjen e lojtarit brazilian, Sevilla do të derdhë 11 milionë euro në arkën e Corinthiansit, ndërsa Arana do të firmosë deri në vitin 2022, me një klauzolë prishjeje kontrate prej 45 milionë eurosh.
Sevilla përshpejtoi afrimin e mbrojtësit duke parë edhe konkurrencën e fortë në merkato, pasi në dyert e brazilianëve kishin trokitur edhe ekipe nga Premier League dhe Bundesliga. Arana do të jetë i gatshëm për klubin andaluzian, që nga muaji janar.



