La Liga

Sevilla dështon në “Sanchez Pijzuan” ndaj Villarealit

Villareali rikthehet te fitorja në kampionat, duke triumfuar 1-2 në një transfertë të vështirë përballë Sevillas. Vendasit, të cilët panë Barcelonën të ndalej një ditë më parë synonin afrimin me kreun, por në fund duhet të pranojnë verdiktin e fushës, në një sfidë të dominuar nga miqtë.

Lopetegui vinte në këtë sfidë pa dy golashënuesit e ekipit, Ocampos dhe Nolito, ndërsa në krahun tjetër Javi Callejo ka humbur shërbimet e Santi Cazorlas.

Sfida nisi mirë për miqtë, të cilët në të parën goditje nga këndi, në minutën e 13-të, shënuan golin e avantazhit. Raul Albiol ishte autori, i pari gol me fanellën e Villarealit për ish-qendërmbrojtësin e Real Madridit dhe Napolit. Andaluzët u goditën psikologjikisht, ndërsa për të reaguar duhej pritur shumë, me vendasit që filluan të shihnin portën e Sergio Asenjos, pas minutës së 30-të.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Në të dytën, skenari ishte i njëjtë, Sevilla që sulmon, ndërsa Villareali i beson kundërsulmit.

Në minutën e 61-të, një aksion i gjatë finalizohet në mënyrë perfekte nga Munir El Hadadi, që shfrytëzon pasimin e Reguilon për të dërguar topin në rrjetë. Vendasit vijojnë të hedhin sytë nga sulmi, teksa Hernandez nuk arrin të vendosë në vështirësi portën e Asenjos.

Dukej që goli ishte çështje kohe, por befasia vjen nga fakti që realizohet në portën e kundërt. Në minutën e 74-t, pasiguri në mbrojtjen e Sevillas dhe Toko Ekambi shënon golin e avantazhit të dytë, që rezulton dhe goli i fitores.

Ky është realizimi i 6-të sezonal për Kamerunasin, por shumë i vlefshëm për Vilarealin, që del me pikët e plota nga “Ramon Sanchez Pijzuan”, për të rigjetur fitoren e munguar në 6 javët e fundit. Një humbje që për momentin nuk kërcënon pozitat e Sevillas në vendin e 3-të të klasifikimit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency