Merkato

Sevilla humbet copëzat e mbrojtjes, drejt largimit edhe Kjaer

Pas Lenglet Sevilla mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm në mbrojtje, Simon Kjaer. Lojtari danez që ishte protagonist me kombëtaren në Botërorin e Rusisë është në radarët e Marseille dhe Lyon të cilët po përplasen për të njëjtin emër në merkato. Kjaer ka kontratë deri në vitin 2021 me andaluzët të cilët e paguan 12.5 mln euro një vit më parë dhe tani kërkojnë të paktën 15 mln euro për kartonin e 29-vjeçarit. Në Francë shikojnë ekipin e Marseille si më të avantazhuar pasi edhe Rudi Garcia ka kontaktuar me lojtarin dhe tani mbetet për tu bindur Sevilla që të privohet nga një tjetër mbrojtës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency