La Liga

Sevilla minimaliste, vuan por ngjitet e dyta

Tjetër fitore me shifrat minimale 1-0 për Sevillan. Në Ramon Sanchez Pizjuan skuadra e Julen Lopeteguit mposhti 1-0 skuadrën e vendit të fundit Leganes duke u ngjitur në kuotën e 30 dhe në vendin e dytë për momentin në pritje se çfarë do të bëjë Barcelona në mbrëmje në supersfidën ndaj Atleticos së Madridit. Pas një pjese të parë deri diku shumë të mirë, Sevilla stonoi shumë në pjesën e dytë me Leganes që iu afrua golit në disa raste por rrjetën e gjeti qëndërmbrojtësi Diego Carlos në minutën e 63-të. Një gol trepikësh ky për andaluzianët që erdhi në një moment kritik të sfidës. Deri në fund Leganes bëri gjithçka për të barazuar madje në fund pretendoi për një penallti  por gjithçka ishte e rregullt. Sfida u mbyll mes polemikave me Sevillan që mori fitoren e 3-të rresht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency