La Liga

Sevilla mposht Las Palmasin dhe futet në garë për zonën Champions

Vincenzo Montella duket se po ia ‘merr dorën’ edhe kampionatit spanjoll, teksa sot regjistroi fitoren e dytë radhazi. Në ndeshjen hapëse të javës së 24-t të La Ligës, Sevilla triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Las Palmasit.

Ben Yedder në pjesën e parë dhe Sarabia në të dytën, ishin autorët e golave për andaluzianët, ndërsa sulmuesi argjentinas Jonathan Calleri ngushtoi shifrat për Las Palmasin, 8 minuta nga fundi i takimit.

Me këtë fitore, Sevilla ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të me 39 pikë, ndërsa ka rihapur sërish shpresat për një vend në zonën Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency