Sevilla shkarkon trajnerin Berrizo
Sevilla shkarkon nga detyra trajnerin Eduardo Berrizo. Humbja 3-1 me Real Sociedadin të mërkurën rezultoi fatale për argjentinasin pasi drejtuesit e klubit andaluzian si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Humbja e thellë 5-0 me Realin e Madridit, barazimi në shtëpi ndaj Levantes dhe disfata me Real Sociedadin i vunë kapak të ardhmes së Berrizos në stolin e Sevillas, pasi skuadra rrezikon kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Sevillas kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e trajnerit argjentinas dhe gjasat janë që drejtimin e skuadrës ta marrë Javi Gracia.



