Sezoni 2018-2019, çfarë skënderbeu do të presim?
2018-2019 nuk do të jetë një sezon si të tjerët për Skënderbeun, që të paktën në dekadën e fundit ka nisur gjithmonë me petkun e pretendentit kryesor. Korçarët kampionë në fuqi mesa duket po vuajnë shumë dënimin e dhënë nga UEFA, pasi përvec faktit që nuk kanë më fuqinë për të afruar lojtarët më të mirë në treg duhket se po humbasin edhe titullarët e edicioneve të fundit. Tefik Osmani, Gjergji Muzaka dhe Kristi Vangjeli janë në dilema për të vijuar në Korçë ndërkohë që Sabien Lilaj dhe James Adeniy janë larguar drejt Qabalas në kampionatin azer. Në gjrumët e tyre janë edhe Gavazaj e Nimaga, dy xhevahirët e merkatos së verës që mund të pasurojnë arkat e klubit. Orges Shehi ka marë drejtimin e skuadrës, një zgjedhje që vjen brenda shtëpisë pas vendimit të trajnerit Ilir Daja që zgjodhi të vijojë në Vlorë me Flamurtarin karrierën e tij. Në portë janë dy alternativa shumë cilësore, Aldo Teqja dhe Mario Dajsinani ndërkohë që edhe pse nuk ka firmosur Marko Radas ka rënë dakord që të vijojë karrierën në Korçë. Aliti dhe Abazi do të vijojnë të luajnë me fanellën bardhekuqe ndërsa në të djathtë pritet rikthimi në shtëpi i Erlis Frashërit, për të mbuluar pozicionin e Kristi Vangjelit. Edhe në mesfushë alternativat janë brenda shtëpisë, pasi Vila, Dita dhe Demte pritet të luajnë si titullarë. Sulmi ndryshon rrënjësisht krahasuar me edicionin e kaluar, por edhe këtu alternativat vijnë nga stoli i vjetshëm. Gripshi, Krasniqi dhe Sahiti do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre, të cilëve u shtohet edhe sulmuesi Ardit Hoxhaj i rikthyer nga huazimi një-vjeçar tek Flamurtari. Këtë edicion pritet që të jetë viti i të rinjve të ardhur nga akademia apo nga jashtë duke nisur me talentet Pëllumbi dhe Mara, që shihen si e ardhmja e futbollit korçar. Që nga përbërja kupton që sezoni i ri për Skënderbeun do të jetë për t’u konfirmuar në 5 më të mirët, një sfidë dhe një realitet tjetër nga ai i mësuar në vitet e fundit.



