Featured

“Sezonin tjetër bashkohem me ju”, Abraham zbulon pa dashje rikthimin në Angli

Tammy Abraham jep sinjale rikthimi në Premier League. Nga grumbullimi me përfaqësuesen angleze, ka dalë së fundi një video, me sulmuesin që përshëndetet me mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold dhe lëshon batutën që po bën xhiron e botës.

“Trenk fat të mbarë. Do të bashkohem me ju djem sezonin tjetër”, dëgjohet t’i thotë Abraham mbrojtësit të Liverpoolit, teksa kaq ka mjaftuar që videoja të bëjë me shpejtësi xhiron e botës.

Sulmuesi Abraham mbylli një sezon fantastik me Romën, duke ndihmuar skuadrën të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e UEFA nëpërmjet kampionatit dhe të fitojë edicionin e parë të Conference League.

Pikërisht kjo paraqitje mjaft e mirë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, teksa vetë dëshira e sulmuesit anglez është të rikthehet në Premier League, aty ku edhe e nisi karrierën me skuadrën e Chelsea-t.

Opsioni i një transferimi te Liverpooli bëhet edhe më i mundshëm, pasi nga “the reds” pritet që këtë verë të largohet Sadio Mane, që duket i destinuar të bashkohet me Bayernin e Mynihut.

Përveç senegalezit, nuk përjashtohet mundësia edhe e një largimi të Mohamed Salah, i cili deri tani ka refuzuar ofertat për rinovim dhe drejtuesit e Liverpoolit po marrin në konsideratë shitjen, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency