Sfida e Play-Out, Egnatias dhe Korabit iu nevojitet një sforco e fundit
Pas 36-javëve të Abissnet Superiore, Egnatia e cila në këtë sezon u rikthye në elitë nuk shkoi më shumë se vendi i tetë në kampionat. Një pozicion që i detyron rrogozhinasit të luajnë një tjetër sfidë shtesë për të siguruar qëndrimin në Superiore.
Kështu, më datë 31 maj në orën 17:00, në Arena Egnatia, rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të presin Korabin.
Dibranët që pretendojnë rikthimin në Superiore e mbyllën kampionatin e Kategorisë së Parë në vendin e tretë, ndërsa kaluan në raundin e mëparshëm të Play-Off, Apoloninë. Një sfidë e cila u luajt në Niko Dovana të Durrësit dhe përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Korabit. Tashmë, të dyja skuadrave iu nevojitet edhe një sforco e fundit për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm së Abissnet Superiore.



