Kategoria Superiore

Sfida vendimtare me Laçin, Tirana nxjerr në shitje biletat dhe u bën thirrje tifozëve për mbështetje

Tirana-Laçi e vlefshme për javën e 22-të të Abissnet Superiores është pa dyshim një nga sfidat më të rëndësishme të këtij kampionati, që mund të vendosë shumë sa i përket titullit kampion. Bardheblutë kryesojnë kampionatin me 46 pikë, tri pikë më shumë se kurbinasit, që kanë treguar formë më të mirë në këto javë të fundit.

Klubi bardheblu nga kjo e martë nis shitjen e biletave për këtë përballje që do të zhvillohet në “Air Albania”, duke u bërë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në stadium. Biletat do të shiten në pikën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00 deri në 19:00.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency