Katar 2022

Shaqiri jep 2 asiste, Zvicra e nis me fitore, “ok” edhe Danimarka!

Zvicra i nisi me këmbën e mbarë eliminatoret e kampionatit Botëror Katar 2022. Përfaqësuesja helvete falë edhe një super Xherdan Shaqiri fitoi lehtësisht 1-3 në transfertën ndaj Bullgarisë duke u ngjitur menjëherë në krye të grupit C ku bën pjesë edhe Italia.  Në stadiumin Vasil Levski në Sofie, Zvicra e Petkovic zgjidhi gjithçka që në 13 minutat e para. Embolo, Seferovic dhe Zuber me Shaqirin që ishte njeriu assist në golin e dytë dhe të 3-të, i dhanë avantazhin e trefishtë Zvicrës shumë shpejt ndërkohë që për Bullgarinë shënoi Despodov në fillimin e fraksionit të dytë. Me rezultatin e pastër 0-2 fitoi edhe Danimarka në transfertën izraelite e vlefshme për grupin F, me Braithëaite dhe Ëind me golat e tyre nga një për çdo pjesë që i dhanë tre pikët skuadrës së trajnerit Hjulmand.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency