Premier League

Shaqiri qëndron te Stoke City, Hughes mohon largimin e shqiptarit

Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Stoke City. Lajmi konfirmohet nga trajneri Mark Hughes, i cili gjatë një interviste për mediat angleze konfirmoi se futbollisti nuk do të largohet nga skuadra gjatë merkatos së janarit. Numri një i stolit deklaroi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për lojën dhe vazhdimësinë e skuadrës. Xherdan Shaqiri është pjesë e klubit anglez që nga korriku i vitit 2015 kur u transferua nga Interi për shumën e 14.5 milionë eurove.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency