Sharapova kalon më tej në US Opën
Maria Sharapova rikthehet te fitorja. Performanc e shkëlqyer e tenistes ruse, në Us Open, përballë rumunes, Simona Halep, të cilën e mposhti me rezultatin e pergjithshëm me sete 2-1. Një duel i ashpër që zgjati për gati tre orë, me Sharapovën që arriti ta fitonte setin e parë me rezultatin 6-4. Në setin e dytë Halep arrin të reagojë, duke përmbysur rezultatin nga 4-1 për Sharapovën, në 4-6 në favor të Halep.
Në të tretin, tenistja ruse tregohet me e saktë dhe më supëriore duke e dominuar rivalen rumune dhe njëkohësisht numrin dy të botës së tenisit për femra, duke e mposhtur me rezultatin 6-3. Simona Halep i jep lamtumirën Us Open që në raundin, gjithashtu dhe dëshirës së saj për tu bërë numri një, ndërsa Sharapova rikthehet pas 19 muajsh në një turne Grand Slam-i me një fitore shumë të rëndësishm



