Shaw sfidon Mourinhon, nuk largohet me forcë nga Man.United
Luke Shaw është i vendosur që të mos lejojë Jose Mourinhon ta largojë me forcë nga Manchester United. Mbrojtësi është një nga 9 lojtarët që trajneri portugez synon të heqë nga “Djajtë e Kuq” në verë, si pjesë e revolucionit të skuadrës që mendon të bëjë portugezi. Gjithsesi, edhe pse është i palumtur me situatën e tij në “Old Trafford”, 22-vjeçari nuk mendon t’ia japë këtë kënaqësi. Vetëm nëse vjen nga ofertë nga Tottenham edhe Chelsea, mund t’ia ndryshonte mendjen Shaw.



