Serie A

Shefi ekzekutiv i Atalantës apel tifozëve: I kemi të gjithë kundër, mos na lini vetëm

Pas një starti me fitore në sfidën ndaj Sampdorias, Atalanta do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, teksa do të presë Milanin kampion në fuqi.

Në prag të ndeshjes, shefi ekzekutiv Luca Percassi foli para rreth dy mijë tifozëve të pranishëm në qendrën stërvitore të skuadrës dhe u kërkoi atyre që të mbështetin ekipin këtë sezon.

“I kemi të gjithë kundër. Duke nisur nga tifozeritë kundërshtare, te titujt e mediave, ndaj duam mbështetjen tuaj. Mos e lini skuadrën vetëm, pasi në këtë vit tranzicioni, kemi shumë nevojë për ju. Jam i bindur që do të jeni gjithmonë aty, në mbështetje të ekipit”, tha Percassi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency