Kupa e Shqipërisë

Shehi: Besoj te kualifikimi por nuk do hidhemi në aventurë!

Orges Shehi beson te kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Skënderbeut në konferencën për shtyp përpara mediave,nënvizoi se Kupa është objektivi më i rëndësishëm i bardhekuqëve në këtë sezon, ndërsa tregoi edhe recetën sesi mund të shkohet te finalja.

“Vetëbesim kemi. Kemi përballë një skuadër që ka kualitet dhe është pretendente ashtu si neve. Do bëjmë gjithçka për të shkuar në finale.Duhet përqendrim, nuk mund të kalojmë në aventurë pasi është një takim kupe që ka specifikat e veta. Po bëjmë ç’është e mundur të hedhim në fushë lojtarët më të mirë. I gjithë grupi është i plotë.Për objektivat madhorë premiot nuk kanë munguar. Është një vlerësim për trofeun, pasi të çon në Europë. Presidenti kështu na ka lajmëruar se është premio që vlen për Kupat e Europës”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency