Shehi: Dola për respekt, klubi do flasë me një komunikatë
Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi u paraqit para mikrofonit të Supersport, por këtë herë foli shumë pak, duke mos preferuar të ndalet aspak te humbja me Kastriotin, që ishte e gjashta radhazi për korçarët.
Një tjetër humbje, që komplikon situatën te Skënderbeu…
Nuk dua të flas për ndeshjen, madje nuk doja të dilja fare para mikrofonit, por e bëra këtë në respekt ndaj Supersport, që transmeton me profesionalizëm Superioren.
Mendoni se ndikuan incidentet para ndeshjes, në rezultatin final të lojës?
Nuk dua të flas për këtë, pasi shumë shpejt klubi do të dalë me një komunikatë. Është e vështirë për mua, që të flas tani.



