Kategoria Superiore

Shehi: I zhgënjyer se si pësojmë gol, ja pse mungoi Radas

Intervista e trajnerit të Skënderbeut, Orges Shehi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që korçarët humbën me rezultatin minimal 1-0 në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit.

Një tjetër humbje e papritur dhe skuadra nuk arrin t’u japë vazhdimësi rezultateve…
Vazhdojmë të përsërisim po të njëjtat gjëra. Të marrësh një gol në atë mënyrë, nuk arrij ta konceptoj dot. Është një humbje që na vështirëson shumë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Atë që kërkuam nuk e interpretuam mirë. Se kuptoj si mund ta pësosh atë gol që pësuam.

Sa ndikuan mungesat në këtë ndeshje?
Jemi skuadër me kontingjent të cunguar, pasi lojtarët me eksperiencë aq janë. Sot munguan Radas, Abazi dhe Sibo. Arritëm të bënim formacion me shumë arnime. Thirrëm një mbrojtës nga të rinjtë, se nuk kishim kontingjentin e duhur.

Pse mungoi kapiteni Radas?
Marko ndodhet në Kroaci. Pas ndeshjes me Kukësin është pranë familjes me lejen e drejtuesve. Besoj se ka arsye familjare që ndodhet aty. Ka biseduar me drejtuesit. Sibo na u dëmtua ditën e fundit. Kemi vështirësi kur mungojnë lojtarët .

A mendoni se bëtë pak për të marrë maksimumin?
Goli nuk na dhemb nga minuta, por nga mënyra si e pësojmë. Është shumë e dhimbshme. Duke pasur parasysh mënyrën si e ndërtuam lojën, për ta kapur kundërshtarin në befasi, për këtë tentuam dhe menduam të fusnim Oto Xhonin. Për të marrë thellësinë. Nuk rezultoi e suksesshme. Sërish këtë vendosje do të bëja në fushë, pavarësisht se lojtarët nuk dhanë maksimumin.

Oto John duhet të jetë më konkret para portës…
Të njëjtat probleme ka dhe Krasniqi. Punojnë shumë dhe kur vjen puna të goli, e bëjnë si puna e lopës, e mbush, e mbush dhe e derdh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency