Kupa e Shqipërisë

Shehi: Ishim me mendje në Shkodër, kjo humbje të na bëhet mësim

Pas takimit të humbur në Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për emisionin Gol pas Goli në Supersport. Tekniku i Tiranës ka theksuar se 45 minutat e para ekipi nuk ishte në fushë dhe se në vazhdim do të kërkojë të shohë gjithnjë skuadrën e pjesës së dytë, ku bardheblutë e rritën lojën.

“Nuk kemi luajtur 45 minuta futboll, nuk ishim në fushë por ishim në Shkodër. Megjithatë, kemi luajtur 45 minuta, I kishim shanset për të shënuar por nuk ia arritëm. Duhet të shohim përpara dhe në futboll duhet të jesh gjithnjë 100%. Gabimi i Përgjonit? Është pjesë e asaj që thashë, ndoshta nuk mund të ndërtosh, por që të dëmtohesh vetë të vjen keq. 45 minuta nuk ishim në fushë.

Do ta ulni këtë eufori për dy ditë? Nuk ka më nevojë ta ulim, sepse futbolli ka ulur skuadra më të mëdha. Ka ndeshje prapë, jo se mbaroi, por e kam se si interpretuam ndeshjen. Kjo ndeshje na jep mësim, duhet të jemi ekipi pjesës së dytë dhe jo ekip i pjesës së parë. Nuk është se nuk jemi të qetë sepse po të mos ishim nuk do të dilnim para porte. Pastaj është edhe çështje fati dhe futbolli me njërën dorë të pret me të tjetrën të hedh.

Kjo është mësim për ne, kampionati nuk ka diferenca dhe nëse ul vlerësimin ose bëheshin si të tjerët, ose bëhesh më i vogël se të tjerët. Ne kishim vlerësim dhe u munduam të bënim pak rotacion për të qenë më të freskët se çdo tre ditë është e vështirë. Humbja nuk pranohet, por na bëhet mësim dhe këtë i thashë skuadrës sepse më mirë që ndodhi tani, edhe kjo ndeshje me dy tablo që ta kuptojmë kush jemi ne. Duhet të jemi ata të pjesës së dytë dhe jo ata të pjesës së parë”, u shpreh Shehi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency