Shehi: Luajtëm mirë, kemi nevojë për mesfushorë
Deklarata e trajnerit të Skënderbeut, Orges Shehi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas barazimit 1-1 në ndeshjen ndaj Laçit.
Çfarë ka ndryshuar te Skënderbeu, krahasuar me dy javët e para?
Nuk ka ndryshuar gjë, pasi prodhuam shumë dhe tentuam fitoren edhe me një lojtar me pak. Nuk arritëm të shënonim dhe të fitonim, ndaj duhet ta pranojmë rezultatin.
Pas pësimit të golit, skuadra la shumë hapësira, duke bërë një tranzicion negativ…
Pësimin e golit mund ta evitonim, por ajo ndodh. Tranzicioni ishte negativ, por reaguam pas pjesës së parë, pasi edhe Demte, edhe Muzaka, shkonin para të dy.
Radas dhe Abazi janë më ekspertët në formacion, por sot ishin të nervozuar. A është e tepruar për ekspertët?
Në rastin e Abazin nuk e kam parë, por kjo ndoshta vjen edhe nga dëshira për të fituar ndeshjen. Për ta çuar përpara, edhe kur mbetëm me një lojtar më pak, donim ta fitonim ndeshjen.
Komenti mbi pamjet e rastit të Abazit…
Nuk merrem me arbitrin. S’jam marr as si lojtar dhe nuk do e bëj as tani.
A jeni i bindur se e përballon kampionatin me këta lojtarë? Apo ke nevojë edhe për lojtarë të tjerë?
Jam bërë trajner në një situatë emergjente dhe përgjegjësinë që kam marrë, e ndiej si detyrim. Ndoshta e kam marrë pak shpejt dhe duket detyrë për mua. Presim dy lojtarë mesfushorë, nuk e di nëse do të ndodhë në këto orë. Kemi punuar me dy standarde, për të afruar lojtarë edhe për të ardhmen. Do të punojmë dhe shpresojmë të përforcohemi. Skuadra do lojtarë, sidomos në mesfushë.



