Kategoria Superiore

Shehi me mision, Skënderbeu ndaj Laçit për vazhdimësinë!

Lajmet e mira që vijnë nga gjyqi me UEFA-n sjellin entuziazëm tek Skënderbeu që pavarësisht se nuk është njohur me vendimin zyrtar të CAS-it, kërkon më parë të bëjë detyrat e shtëpisë, duke siguruar zonën europiane nëpërmjet kampionatit. Korçarët kanë treguar oshilacione të shumta, duke befasuar me paraqitjet e tyre pas atij starti të zjarrtë të edicionit. Në Laç kampionët shkojnë me pretendime të mëdha, një fitore do të konfirmonte objektivat e skuadrës së Orges Shehit dhe mbi të gjitha do të sillte frymën e duhur për të përballuar sprintin final të kampionatit.

Ndaj kurbinasve kërkohet vazhdimësia por mbi të gjitha rigjetja e fitores në transfertë, të cilat janë kthyer në tabu. Për herë të fundit korçarët kanë fituar larg tifozerisë së tyre në Selman Stërmasi ndaj Partizanit, më 29 tetor të 2018-ës periudhë në të cilën po kalonte një formë të jashtëzakonshme. Që nga ajo sfidë janë luajtur edhe 9 transferta të tjera në të cilat Skënderbeu ka marrë vetëm dy pikë falë barazimeve në Selman Stërmasi ndaj Tiranës dhe Niko Dovana ndaj Teutës.

4 janë golat e shënuar në këto 9 transferta, duke bërë që Skënderbeu të shfaqet i brishtë larg shtëpisë. Por mbi të gjitha kampionëve i mungon vazhdimësia, pasi dy ndeshje pa humbje mungojnë që nga nëntori i 2018-ës, ku fitorja e shtëpisë ndaj Flamurtarit u shoqërua me barazimin ndaj Tiranës. Ndërkohë që dy fitore radhazi mungojnë prej fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, ku fitorja ndaj Partizanit në Selman Stërmasi u pasua nga fitorja në shtëpi me Kastriotin. Pikërisht vazhdimësia kërkohet edhe ndaj Laçit, pasi vetëm në këtë mënryrë Skënderbeu mund të sigurojë vendin në zonën europiane nëpërmjet kampionatit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency