Shehi: Na mungoi qetësia në metrat e fundit, i kënaqur me gjithçka dhamë në derbi
Orges Shehi u shfaq i qetë pas ndeshjes derbi, duke theksuar se Tirana ka dhënë gjithçka, edhe pse nuk mori maksimumin e pikëve.
“Kemi dalë të kënaqur me atë që dhamë në fushë, edhe pse donim maksimumin. Derbi është derbi, i katre tri rezultatet brenda.”
Mungoi goli: Seferi dhe Xhixha kanë bërë ndeshje shumë të mirë, kanë dalë në pozicion goditjeje. Sigurisht që kundërshtari ka mbrojtje. E pata thënë që derbi do të vendosej nga episode, por nuk patëm fat. Goli është qershia mbi tortë, por skuadra nuk e la kundërshtarin të afrohej. Ndeshje e mirë, mungoi vetëm goli. Kampioni është në fazë që luan t’i dhe kundërshtari, por ka dhe shumë javë në lojë.
Nxitimi në metrat e fundit: Kemi dalë shpeshherë në pozicion goditjeje, kjo është shumë e rëndësishme, e goditëm aq sa patëm mundësi, ndoshta mund të bënim më mirë, por në metrat e fundit u nxituam pak, ndoshta nga dëshira e madhe, pra tek ai pasi dhe goditja e fundit.



