Shehi: Nuk i shfrytëzuam si duhet rastet
I vetëdijshëm për pamundësinë për të garuar për titullin kampion, trajneri i Tiranës, Orges Shehi, shpreh keqardhjen që Tirana nuk arriti të merrte maksimumin e pikëve në Ballsh.
“Duhet të shënonim për të dalë me 3 pikë. Rastet i patëm, nuk është se zhvilluam lojë brilante, por hyn te lojërat e mira. Mund ta zgjidhnim më mirë, por nuk jam person që analizoj gabimet individuale. Kur shënon përballë skuadrave si Bylisi, çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Seferit i thashë që raste do të ketë, po të erdhi prapë ai shans, shërbe për Torasën. Skënderbeu dhe Bylisi janë skuadra që mbrohen dhe hapësirat janë të pakta. Po shënove, bëhet gjithçka më e lehtë. Në ato raste që na u dhanë, sidomos në pjesën e parë, duhet të shënonim, për të zgjidhur ndeshjen.”
Mungesa e bashkëpunimit mes lojtarëve: “Duhet të shërbejmë dhe t’i finalizojmë rastet, kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur ndeshjen. Një rast të mbyll ndeshjen. Kjo gjë nuk na ndodhi sot. Menduam që do të kishim raste të tjera, por sa kalonin minutat bëhej më e vështirë. Sulmuesit duan t’i zgjidhin situatat vetë. Menduam që do të kishim raste të tjera”.



