Kategoria Superiore

Shehi: Nuk ka një çështje “Bregu”, Luftëtari tjetër skuadër me Mezanin

Një pikë në dy ndeshje kishte cënuar atmosferën pozitive tek Skënderbeu, duhej një fitore e rëndësishme për të ndryshuar kurs dhe kjo fitore erdhi ndaj rivalëve të Kukësit. Një sukses që trajnerit Orges Shehi i ka dhenë sinjale mjaft pozitive për te ardhmen.

Ishte një ndeshje që të mbush me besim, për mënyrën sesi u interpretua. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pra me lojëra të mira, sepse rezultatet vijnë.

Luftëtari është një kundërshtar që në javët e fundit është përmirësuar shumë me ardhjen e Mezanit, nënvlerësini nuk ben pjesë ne fjalorin e teknikut të kampionëve, megjithatë objektivi mbetet maksimal për bardhekuqtë.

Nuk e nënvlerësojmë, madje e konsiderojmë një nga ndeshjet me të vështira të kësaj faze. Është një skuadër që ka ndërruar trajner dhe dora e trajnerit duket. Edhe djemve u kam thënë se është ndeshje e vështirë.

Nuk ka një çështje “Bregu” te Skënderbeu, çdo lojtar mund të zëvendësohet dhe ka të drejtë të mos ndihet mirë, për Shehin vlonjati mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Lojtarët që janë në fushë edhe zëvendësohen. Ndonjë futbollist që zëvendësohet edhe mund të mërzitet, por kjo është e momentit. Nuk ia vlen të diskutosh për këtë.

Skënderbeu nuk ka nevojë ta deklarojë objektivin, historia e viteve të fundit të detyron të synosh vetëm titullin kampion.

Kampionati është një maratonë e gjatë, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Skënderbeu nuk ka nevojë të trumbetojë që është për kampionat, e tregon historia e viteve të fundit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency