Kategoria Superiore

Shehi për ndeshjen ndaj Laçit: Jemi para provimit të radhës, e kemi treguar mentalitetin tonë!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Laçit, një sfidë e cila konsiderohet e drejtpërdrejtë mes dy rivalëve për titull duke qenë se diferenca në klasifikim mes tyre është vetëm tre pikë, në favor të bardhebluve. Tekniku i kryeqytetasve theksoi se nesër skuadrën e pret provimi i radhës, ndërsa shton se në sfida të tilla ekipi i tij ka treguar mentalitetin e duhur.

Kampionati – “Kampionati ka sfida të veçanta. Nesër është një duel që është një ndeshje e radhës, përballë një kundërshtari që është më i afërti në klasifikim. Përballje të tilla kanë brenda emocionin dhe përqendrimin”.

Presioni i rezultatit – “Në kampionat, presioni i rezultatit është i pranishëm në çdo ndeshje pavarësisht se në çfarë vendi të renditjes është kundërshtari. Kampionati është i gjatë, pas kësaj na presin edhe shumë sfida dhe nuk është një ndeshje vendimtare”.

Laçi – “Laçi meriton respekt dhe është një ndeshje e rëndësishme. Ne do të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Çdo ndeshje është një provim dhe ky i nesërmi është një provim i radhës dhe në ndeshje të tilla kemi treguar që kemi qenë skuadër me mentalitetin e duhur për vazhdimësinë e kampionatit. Ne në përballjet direkte kemi fituar 2-0 dhe kemi humbur atje në minutë të fundit në Laç”.

Skuadra – “Ajo që duhet të bëjmë ne është që pas një takimi jo të mirë të rikthehemi te ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Skuadra ka treguar që kanë qenë ‘JO’ përpara një jave dhe e rëndësishme është që të rikthehemi te performanca pozitive”.

Diferencat në kampionat – “Në kampionat mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të humbasësh ndaj kujtdo, diferencat në futbollin shqiptar janë shumë të pakta”.

Ndeshja ndaj Laçit, Josa e cilësoi si një sfidë të sertë – “E ‘sertë’, në kuptimin që do të jetë e luftuar dhe e vështirë në çdo sektor të fushës me dyluftime individuale dhe kolektive dhe kush do të bëjë më mirë në ato dyluftime mendoj se do të marrë maksimumin e ndeshjes. Nesër na pret një ndeshje komplet tjetër nga ajo që zhvilluam në Laç”, u shpreh Shehi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency