Shehi: Renditja nuk vlen në derbi, Tirana ime e kompletuar. Xhixha-Seferi? Super
Tirana dhe Partizani janë gati për derbin e kryeqytetit, që do të zhvillohet të shtunën (19:45) në “Air Albania”. Bardheblutë po kalojnë një formë fantastike dhe kryesojnë kampionatin me 8 pikë më shumë se Laçi.
Trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë, Orges Shehi analizoi përballjen me “Demat” e Mehmetit në prononcimin për mediat, duke vënë theksin te vazhdimësia e lojës dhe rezultatet pozitive.
“Koha nuk është shumë e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen, por nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Do të fokusohemi më shumë tek aspekti teorik këto ditë.
Mendoj se pavarësisht se çfarë lojtarësh afron në merkato, cilësia e Partizanit nuk ndryshon. Derbi është derbi, renditja nuk ka rëndësi. Është një ndeshje që do të vendoset nga episodet. Si të tillë do e vlerësojmë.
Ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Duhet të jemi ata që kemi qenë në këtë periudhë. Të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, objektivat janë të qarta.
Ismajlgeci? Ai vazhdon fazën e rikthimit, pasi qëndroi jashtë fushës për një periudhë. Ai është pjesë e skuadrës, forma e tij fizike sa vjen dhe përmirësohet.
Unë mendoj se kemi ecur mirë në këtë kampionat, kemi fituar derbin ndaj Partizanit dhe atë me Dinamon. Kemi marrë atë që kemi prodhuar dhe atë që kemi dashur. Rëndësi ka vazhdimësia, por le t’ia lëmë fushës fjalën e fundit.
Unë mendoj se kemi një skuadër të kompletuar, kemi një ekip që është skuadër. Jemi të kënaqur me atë që po japin Seferi dhe Xhixha, po shënojnë, por jemi të kënaqur edhe me lojtarët e tjerë. Kemi ndërtuar skuadrën nga e para, po luftojmë dhe jemi të kënaqur.
Ne kërkojmë vlerësimin maksimal, pasi po shohim rezultate të çuditshme në këtë kampionat. Rezultatet nuk vlejnë, vlen vetëm performanca e së shtunës, aty do të përqendrohemi”, deklaroi trajneri i ekipit kryesues.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



