Shehi rigjen Bregun: Duam fitoren ndaj Kukësit
Skënderbeu do të presë nesër Kukësin në një ndeshje shumë të rëndësishme të kampionatit, ndërsa trajneri i korçarëve, Orges Shehi ka dalë pasditen e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp.
Si e vlerësoni përballjen me Kukësin?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë përballë një kundërshtari që ka qenë rivali jonë direkt prej shumë vitesh dhe mund ta quaj derbi. Kemi nevojë për pikë dhe duhet të luftojmë përballë një skuadre me shumë cilësi.
Këtë herë rikthehet nga dëmtimi edhe Bregu, një armë shumë e rëndësishme e Skënderbeut…
Kemi rikuperuar Bregun dhe një javë pushim i ka bërë shumë mirë. Por unë e kam theksuar dhe një javë më para se personalisht doja të luaja javën që lam pas. Faktor plus për Bregun ishte koha.
Cilat janë synimet e Skënderbeut, sa i takon renditjes?
Vendi i i parë është larg për mendimin tim. Duhet të kalojmë çdo pengesë dhe të shohim përpara. Ky pozicion në tabelë nuk më kënaq dhe synojmë të marrim sa më shumë pikë. Kemi forca për t’u ngjitur më lart. Do të luftojmë për trepikëshin kundër Kukësit për të qenë brenda objektivave. Kemi shumë mundësi për të ecur përpara dhe vijmë nga një moment i mirë. Duhet vazhdimësia që është shumë kryesore



