Shehi: Skënderbeu nuk është në krizë, mbledhja me presidentin…
Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi mohon kategorikisht fjalën krizë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Luftëtarit, numri 1 i stolit bardhekuq theksoi se në këto momente korçarëve po u mungon vetëm rezultati pasi skuadra bind në lojë. Shehi foli për mbledhjen mes presidentit Takaj dhe skuadrës.
MBLEDHJA–“Në situata të tilla mbledhjet nuk janë për të gjetur fajtorin ose për të goditur dikë. Pas rezultateve jo të mira, janë normale dhe mbledhjet. Unë e kam marrë prej kohësh përgjigjen e lojtarëve mënyra se si stërvitjen, impenjimi i tyre, bën që të kërkoj që të japin në fushë atë çka prodhojmë gjatë gjithë javës”.
PËRQENDRIMI–“Janë gjëra normale që çdokush i kërkon. Në momente të caktuara, për të mos iu kthyer të kaluarës, na ka munguar kjo e sidomos në ndeshje pa tifozë. Në ndeshje të tjera na kanë penalizuar episodet. Një ndeshje nuk fitohet pa shënuar”.
SULMI–“Një ndeshje nuk fitohet pa shënuar. Kurrsesi nuk duhet të ngarkojmë me përgjegjësi sulmuesit. Kur ne kemi topin, sulmues bëhet dhe portieri, ndërsa kur nuk e kemi topin duhet të mbrojmë të gjithë. Kemi për detyrë të gjithë ne që kur të shkojmë te porta t’u japim mundësi sulmuesve për të shënuar. Na ka munguar kjo gjë te ndeshja me Kukësin dhe duhet të kthehemi që të shkojmë deri te metrat e fundit. Edhe nëse nuk shënojmë në një ndeshje, jam i bindur se do të shënojmë në ndeshjen tjetër. Na ka munguar kjo në ndeshjen me Kukësin. Unë nuk e kërkoj golin vetëm nga sulmuesit por dhe nga ato që e mbështesin”.
KRIZA–“Mendoj se nuk ka krizë për atë që shohim ne. Brenda tyre mund të ketë diçka, por atë që shohim në fushë nuk besoj se kanë krizë. Ato janë skuadër që kanë kualitete. Në ndeshjen e fundit kanë treguar që kanë mundësi për të shënuar. Kjo nuk duhet të na vërë në gjumë apo të na japi shpresën se ka krizë kundërshtari. Për pozitat në të cilat ndodhemi, kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për ne”.



