Kategoria Superiore

Shehi thyen kockat e dorës, rrezikon operacionin

Dajan Shehi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme me Teutën dhe u desh ndërhyrja e autoambulancës, për ta shoqëruar drejt spitalit të Durrësit. Pas ekzaminimeve të para në spitalin e Durrësit, rezulton se Shehi ka thyer të dy kockat e krahut të majtë.

Ai ka vendosur menjëherë dorën në allçi, ndërsa në vazhdim do të ketë edhe ekzaminime të tjera. Nëse do të jetë e nevojshme, ai mund t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, në spital Shehi është vizituar nga të gjithë shokët e skuadrës, që e kanë inkurajuar për të përballur mirë këtë dëmtim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency