Shënoi 4 gola ndaj Tottenhamit, Gnabry “zhgënjehet” nga shoku i skuadrës (Video)
Serge Gnabry kaloi një mbrëmje që as nuk e kishte ëndërruar ndonjë herë, në Londër gjatë ndeshjes mes Tottenhamit dhe Bayernit të Mynihut, të fituar nga bavarezët me rezultatin e thellë 2-7, teksa 4 nga golat i shënoi pikërisht gjermani.
Përballë finalistëve të edicionit të vitit të kaluar, Gnabry ishte i papërmbajtshëm dhe “mori për dore” ekipin bavarez, duke qenë protagonist absolut dhe duke merituar që të marrë topin në shtëpi, sipas rregullores.
Megjithatë shoku i tij i skuadrës, Javi Martinez si duket nuk i kishte numëruar golat e Gnabry dhe në mënyrë të habitshme, mori topin që i takonte gjermanit dhe e shqelmoi drejt tribunës ku ishin tifozët e Bayernit.
Vetë Gnabry u habit nga veprimi i Martinez, por e mblodhi veten shpejt dhe përshëndeti fansat bavarezë, ndonëse në intervistën për mediat gjermane pranoi se i vinte keq që nuk do të kishte topin e mbrëmjes në shtëpinë e tij.
Serge Gnabry wanted the match ball after he scored four.
No-one told Javi Martinez 😂 pic.twitter.com/YS067BrbPY
— B/R Football (@brfootball) October 1, 2019



