Premier League

Shënoi golin e fitores, ja me çfarë note është vlerësuar Armando Broja

Armando Broja shënoi golin e parë në kampionatin anglez dhe i dha fitoren e parë sezonale Southamptonit, ndërsa për paraqitjen që bëri në fushën e lojës, është vlerësuar me notën 7.7 nga faqja e specializuar Sofascore.

Sulmuesi kuqezi luajti për herë të parë titullar në Premier League dhe përmbushi pritshmëritë, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë që u konkretizua me gol, por edhe me një dëmtim të vogël, që e detyroi të lërë fushën e lojës para kohe.

Në 81 minuta Broja bëri 5 gjuajtje në total, dy prej të cilave përfunduan në kuadrat (njëra në rrjetë), dy përfunduan jashtë dhe një tjetër u bllokua nga mbrojtja vendase. Gjithashtu sulmuesi kuqezi e preku 38 herë topin, edhe për faktin që luante si sulmues i parë dhe shpesh duhej të hynte mes mbrojtësve kundërshtarë për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës.

Broja u fut në 9 dyluftime brenda zonës dhe arriti të fitojë 6 prej tyre, ndërsa nga katër driblime të provuara gjatë 81 minutave, dy i nxori me sukses. Këto janë të dhënat e faqes Sofascore që vlerëson sulmuesin kuqezi si të dytin më të mirë te Southampton, pasi më i vlerësuari është njeriu-asist, Nathan Redmond me 8.5.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency