La Liga

Barcelona “likuidon” edhe Bilbaon, Ronaldo “poker” golash Gironas

Barcelonës i mjaftoi pjesa e parë ndaj Athletic Bilbaos për të marrë një fitore të pastër 2-0 në “Camp Nou”, që e afron edhe më shumë me titullin kampion në La Liga. Paco Alcacer realizoi një penallti në lëvizje në minutën e 8-të, pas u shërbye saktësisht nga e majta e sulmit nga Jordi Alba.

Në minutën e 30-të shpalosi një nga perlat e repertorit të tij Lionel Messi, që tundi rrjetën me një goditje të shpejtë dhe të fortë nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë katalanët u mjaftuan me administrimin e lojës, për të marrë pa shumë mundim suksesin e 23-të në La Liga.

Atletico e Madridit bën “harakiri” në transfertë me Villarrealin, duke u mposhtur 2-1, me diferencën me Barcelonën që shkon plot 11 pikë. Antoine Griezmann shënoi me 11-metërsh në minutën e 20-të, por skuadra e Simeones dështoi në pjesën e dytë, duke pësuar dy gola nga i njëjti futbollist, Unal, që rezultoi heroi i “Nëndetëses së Verdhë” në këtë sfidë. Sikur të mos mjaftonte përmbysja e papritur në 10 minutat e fundit, Atletico mbeti e një lojtar më pak në shtesë, pasi Vitolo u ndëshkua me të kuq për sjellje antisportive.

Fitore me goleadë e Realit të Madridit ndaj skuadrës modeste të Gironas, që gjithsesi arriti ta gjente 3 herrë rrjetën e portës së mbrojtur nga Navas. 6-3 fituan madrilenët në “Santiago Bernabeu”, ku 4 herë realizoi Cristiano Ronaldo, që meritoi të merrte me vete topin e ndeshjes, duke u kthyer madje fuqishëm në garë për Këpucën e Artë në Spanjë me vetëm dy gola (22) më pak se Messi (24), ndërsa 2 golat e tjerë i shënuan Lucas dhe Gareth Bale.

Për Girnonan shënuan Stuani, që realizoi dygolësh, dhe Juanpe.

Humbje e papritur e Sevillas 2-1 në fushën e Leganes. Bustinza dhe Eraso e çuan në 2-0 rezultatin, ndërsa në minutën e 90-ëtë Layun shkurtoi në 2-1, rezultat që nuk ndryshoi në kohën shtesë. Në minutën 84-t, Sarabia e la skuadrën andaluziane me një lojtar më pak pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Ndërkohë përballja mes Celta Vigos dhe Malagas u mbyll 0-0.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency