Shënojnë Romero dhe Kane, Tottenhami mposht Brightonin dhe ngjitet i shtati
Tottenhami kthehet shumë shpejt te fitorja në Premier League pas humbjes ndaj Manchester United në “Old Traford”. Skuadra e Antonio Contes triumfoi 0-2 në fushën e Brightonit dhe ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 48 pikëve. “Spurs”-at shënuan nga një gol në çdo pjesë, për të siguruar suksesin e 15 sezonal.
Romero zhbllokoi takimin në minutën e 37-të, i shërbyer nga Kelusevski, ndërsa golin e sigurisë për skuadrën londineze e realizoi Harry Kane në minutën e 57-të pas pasimit të marrë nga Bentacour. Epërsia e dyfishtë i dha qetësi skuadrës së Tottenhamit, që e administroi me kujdes lojën në minutat e mbetura.



